






Nga Këze (Kozeta) Zylo
Kritiku cub dhe zgjimi yne
Njeriu shpesh here mund te ndjeje kenaqesi ose sembim, kur mendon per vitet e arta te
jetes se tij, sidomos vitet e rinise, qe edhe mund t’i kene ikur kot, bosh.
Ne kete shkrim dua te riprek, te ve gishtin mbi plage per shume shkrime, lexime, kritika
dhe me e keqja per lavde bajate qe riperseriten e riperseriten dhe ne fund ti si lexues s’
ke shijuar gje tjeter, vecse vazhdon te ngopesh me lugen e zbrazet dhe pse te kane
joshur qe do te hash me luge floriri.
Eshte fjala se nqs letersia dikur pershkuhej si nje fill i kuq nga Marksizem-Leninizmi, sot
e ashtuquajtura kritike te injekton drogen e trullosjes se shijeve, sipas klaneve, apo
sipas pikepamjeve politike te njejta, pra duket sikur behet ripertypja neper ingranazhet
gjoja te fjales se lire.
Shpesh pasi i ke perfunduar keto analiza jo laboratorike, por private te fshehta, ne
vetvete te kane lene nota sarkastike, saqe do ta kishte zili po te ishte gjalle Sokrati, me
dialogjet e famshme gjithe ironi tallese dhe sarkazme therrese.
Ne keto kritika tejet te rendomta qe duken haptazi ne shesh te mejdanit, se c’ere
miqesie mbajne dhe lidhjesh te brendshme nga me te sofistikuarat, eshte per te ardhur
keq se shume pak lexon komente te latuara me gjykime te thella realiste. E keto
gjykime teper te ceketa e kane demtuar shume rende Memedheun tone te
shumevuajtur ne te gjitha fushat e dijes, shoqerise e ne belbezimet befotrofike te
shkences sone.
Prandaj kjo detyre imediate e kritikes se mirefillte eshte mese e domosdoshme ne keto
ethe, qe mundohen ta mbajne ne kllapi vecanerisht brezin qe lindi ne kohen e
demokracise, sepse ky brez duhet te kuptoje vertetesisht segmentet kryesore te
ceshtjes shqiptare, te letersise, artit, te cilat kafshohen ne menyre abuzive jo vetem nga
klanet djallezore te caktuara, por ne menyre naive dhe nga vete ne.
Vazhdohet me te njejtin stil te komentuari dhe te analizuari edhe pse libri nuk te le
kurrfare kenaqesie, nuk te josh, por te afrohet nga keta kritike si me e arrira dhe me e
shitura, kur ne fakt vecse eshte shperndare nga miq te deklaraur ose te padeklaruar te
autorit, mirpo hajde ta kuptoje lexuesi i thjeshte, se c’manovra dhe kamuflime ka brenda
kesaj shitjeje dhe me qesharakja eshte kur keto ekspozohen nga kapedana cetash
miqesore, qe mund te hidhen pa kurrfare problemi ne Internet.
Here-here keto bema te medha te ketyre autoreve me te shitur, qe nuk njihen kurrkund
ne komisione Kombetare, te japin pershtypjen me shume si lajme cubash se sa si te nje
analize te pjekur, te nje analize profesionale te mirefillte, qe letersia vazhdon te jete e
uritur, vazhdon te vuaje nga boshesia.
Mirpo a duhet heshtur si lexues apo dhe si nje profesionist kur lexon keto lloj rrymash,
qe kurrsesi nuk vine nga energji te fuqishme elektrike, por ndricohen nga kandile qe ju
ka mbaruar vajguri dhe qe vetem tymosin letrat e bardha te pashkruajtura ende.
Para se te shkruash te verteten dhe te mos heshtesh karshi ketyre dukurive tejet
demtuese, do te thote te respektosh profesionin kush eshte kritik i afirmuar, ( qe
fatkeqesisht i kemi shume te pakte, por dhe ata heshtin) do te thote te respektosh te
drejten civile qytetare.
Nqs kritika profesionale do te hesht dhe kritika cub do te vazhdoje keshtu, shpesh
lexuesi nuk do te di te dalloje ne veper heroin me tradhetarin, dashnorin besnik me Don
Zhuanin, Ladyn Makbeth me shenjtoren Nene Tereza...
Keto kritika qe lavderojne bejtexhinjte e shekullit 21, duket sikur jane bunkerizuar dhe
eshte shume zor te depertoje liria e mendimit dhe e kritikes se sinqerte.
Pra ndodhemi perballe te njejtash metoda, vertitemi brenda ketij bunkieri, ku si nje
hekur i nxehte te vertiten mendimet e kokolepsura qe te jane shfaqur para ekranit.
Keshtu me dashje ose pa dashje futemi brenda golgotes, brenda mendimit te
bunkerizuar nga kritiku cub.
Duke diskutuar ne mjedise me lexues nga me te thjeshtet e deri ne nje pjese te vogel
intelektuale me shije te holla, shpesh denoncohen lavderimet qe u behen rrjedhave
sociopolitike, librave dhe shkrimeve pa vlere, por qe fatkeqesisht botohen ne shtypin e
dites ose ne programet televizive.
Mirpo keto lloj pazaresh e demtojne se tepermi mendimin e lire, pasi ishet, cubat, ju
shtypin mendimin e lire me forcen e grumbullimit dhe te bashkimit politik, te klaneve
fisnore apo krahinore, mesime keto te mbjella dhe te vjela po nga vete ata.
Keshtu padashur letersia jone qe nga fillimi i viteve 40-te ka qene ne praghumbje, ne
buze humnerre per rrokullime.
Nderrimi i sistemeve qe po shkon gati-gati ne dy dekada, nuk ka sjelle kurrfare
permiresimi ne kritiken e mirefillte, ajo vazhdon te jete e bunkerizuar, dhe nuk mund te
dal dot brenda hapesires se bunkerit.
Edhe ne dalte nga hapesira e bunkerizuar, ndonje shkrimtar i rralle shqiptar boteror,
shkon deri tek komisioni i cmimit Nobel, por aty nderpritet si me thike, nga kritiku cub
shqiptar qe udheheq turmen amorfe.
E meqe jemi tek cmimi “Nobel” tmerrohem, turperohem, kur te huajte na pyesin se sa
nobelista ka vendi juaj, me mbyt nje brenge ne gryke, e s’di si t’u pergjigjem, qe akoma
Shqiperia, nder vendet e rralla ne Europe nuk ka nobeliste ne Letersi.
Pikerisht se kritiket dhe lexuesit jane mbyllyr brenda kritikes se bunkerit dhe nuk e kane
fuqine e duhur per ta leshuar vepren e mire te fluturoje ne hapesirat e kohes, ndersa
kritika boterore dhe lexuesi i kulturuar do ta kene me shume fuqine se kritiket tane
diletante, per ta cmuar nje veper me permasa boterore ose jo.
Duke jetuar dhe rritur ne kohrat me dramatike te historise, te mbylljes ne bunker, jam e
sigurte se ne kete qerthull do te hasen se shpejti kundershtite me te forta intelektuale,
studimore, dhe kurrsesi nuk duhet te heshtet, nqs kurorezohet libri medioker i klanit
politik, letrar, apo i klanit mafia te parase.
Eshte per te ardhur keq, qe shume figurave te shquara, te denuara me pare, nuk ju
eshte bere rivleresimi, ose me e cuditshmja disa prej tyre lexohen per here te pare, nga
dikush qe ka hedhur jeten dhe vepren e tij. Keshtu akoma nuk i eshte dhene vendi i
merituar ne eliten e kultures shqiptare, prof. Isuf Luzaj, doktoruar ne Sorbonne, etj...
ndersa Parlamenti i Argjentines e nderonte me medaljen e florinjte, apo presidenti
amerikan Regan do t’i varte ne qafe medalionin si “Mesues i Amerikes”, kritika
shqiptare s’ka dijeni fare, se ve ujet ne zjarr, kjo eshte e dhimbshme, ne mos rivrasese
ne keto kohra...qe si per ironi te fatit, bota i ka ne elite, Memedheu yne i shumevuajtur
akoma nuk i njeh, ose ben sikur nuk i njeh...!
Femijet e tij, u burgosen, u internuan, por qeverite vetem shurdhohen akoma me
shume per pjesen me te cmuar te historise se kultures.
Si mundet te heshtet per prof.Safete Juken, per te cilen kam kohe qe kam hedhur ne
forume ku jane me mijera shqipare, shkrimin: Shpalleni Safete Juken, “Nderi i Kombit”,
por mjerisht akoma heshtet per kete grua te brishte, mbaruar po ne Sorbonne te
Frances, ku Kadareja e cmon si nje piktore te luleve. Eshte nder per Shqiperine, te
cmohet nje grua e rralle si Safete Juka, mbase aty do te filloje civilizimi i mendjes
patriarkale shqiptare, kur te cmohet gruaja, profesorja, ligjeruesja neper universitetet e
botes, qe e ngriti lart emrin e Shqiperise. Fakt eshte qe dhe gazeta “Illyria” ka shkruar
here pas here per keto figura te rralla te Kombit, por “kultura” shqiptare akoma
vlereson diletantet e letersise, qe me shkrimet e tyre as shqip nuk dine te shkruajne,
por vetem te cjerrin beben e syrit!
Te njejtin fat ka dhe eruditi Ilia Dilo Sheperi, qe botoi i pari gramatiken dhe sintaksen e
gjuhes shqipe, me 1927, por femijet e tij intelektuale Jani dhe Oresti, u denuan u
burgosen...dhe per ta akoma heshtet dhe vetem heshtet per t’i vene aty ku e meriton
elita e kultures shqiptare.
E njejta gje ndodh dhe me poetet e pushkatuar nga diktatura bizantine, e ne kete
kontekst dua te permend Fishten, poetet e pushkatuar, Blloshmi dhe Leka, Havzi Nelaj
qe u var ne litar, prof.Lazer Radi doktoruar ne Itali, por qe u dergj per 50 vjet ne burgje
dhe internim...etj.
Akoma mbetet ende shume per te bere, e sidomos per letersine dhe artin, qe mos te na
mbysin kucedrat si ne Tringen e vdekur te Gjergj Fishtes:
Neper livadhe e male,
nder gryka enden dhe jetojne Zana,
Ora, e bukura e dheut, Shtojzovallet lodruese:
Dragojte luftojne me kucedrat me shtate krere,
Neper ujvara levizin Flocka,
Shtrigat kalojne shaluar mbi breshka te stermedha.
Eshte koha qe ne te mos heshtim, eshte koha per te shkruajtur ate qe ndiejme kur
lexojme apo shijojme nje veper arti dhe letersie, ne duhet te veprojme sic shkruante
Ralph Waldo Emerson se:
Rruga me e mire per te realizuar endrrat eshte, qe ne te zgjohemi sa me shpejt!
SI, New York,
Qershor, 2008
