











Në Long Island në Nju Jork, më 31 Dhjetor 2008, shqiptarë
dhe amerikanë së bashku festuan ndërrimin e viteve.
Nga Pierre-Pandeli Simsia
Restoranti Per Un Angelo, në Long Island, Nju Jork, pronare e të cilit është kantautorja
nga qyteti Sarandë Eli Rizo-Gjezo ishte zbukuruar si për festë.
Në një atmosferë tepër të këndëshme, zbukuruar me shije nga pronarja, ambient tepër i
bukur, shlodhës dhe festiv, të dyja sallat e mëdha të restorantit ishin mbushur plot me
bashkatdhetarë shqiptarë dhe amerikanë për të festuar ndërimin e viteve 2008-2009.
Midis bashkatdhetarëve, shoh të kishin ardhur edhe ish Presidenti i Klubit Sportiv
"TIRANA" zoti Bujar Bakalli me familjen e tij.
E ftuar në atë mbrëmje festive nga vetë Eli Rizo-Gjezo ishte edhe këngëtarja e mirënjohur
e muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare Kleopatra Dokle me familjen e saj.
Atmosferë festive, ambient i këndshëm, muzikë e bukur, menuja e ushqimit e pasur.
Shqiptarët dhe amerikanët vallëzonin nën ritmet e muzikës amerikane të shoqëruar në DJ
dhe nga dy këngëtarë amerikanë, emrat e të cilëve nuk më kujtohen.
Edhe fëmijët e ardhur me familjet e tyre u bënë pjesë argëtuese e asaj mbrëmjeje
gazmore muzikore, tek lëviznin këmbët dhe trupat e tyre nën tingujt e muzikës.
Dhjetë sekondat e fundit të vitit 2008 ishin edhe çastet emocionante, kur nga zëri që dilte
nga boxet dëgjonim: "teen, naain, ejet, seveen, siiks, faaiv, foor, thrii, tuu, uaan, HAPI NJU
JËËËËËR"
Dritat e lokalit fiken dhe salla ndriçohet nga fishekzjarret. Tingujt muzikorë shoqërohen me
zhurmën gazmore të balonave.
Muzikë, puthje, përqafime. "Hapi Nju Jër" "Hapi Nju Jër".
Amerikanë dhe shqiptarë u bëmë një. Edhe pse të panjohur, ajo mbrëmje na bashkoi të
gjithëve, për t'ë shtrënguar duart me njëri tjetrin, për të uruar Hapi Nju Jër, Gëzuar Vitin e
Ri.
Filloi muzika amerikane tradicionale e vitit të ri.
Çiftet e ndryshme me buzë të bashkuara, të përqafuar, vallëzonin nën tingujt e valsit të
lehtë.
Ishin sekondat e para të vitit të ri 2009. "Hapi Nju Jër, Hapi Nju Jër evri badi". Gëzuar Vitin
e Ri.
Viti i Ri 2009 po na gjente të qeshur, duke vallëzuar e kënduar, të gëzuar. Kështu qofshim
përherë.
Me emocione dhe duartrokitje u prit edhe këngëtarja e mirënjohur Kleopatra Dokle, jo
vetëm për shqiptarët që e njihnin, por edhe për amerikanët, që e dëgjonin për herë të
parë zërin e saj.
Pas disa këngëve të lehta të muzikës shqiptare, Kleopatra Dokle këndoi edhe disa këngë
amerikane. Ndërsa Kleopatra këndonte këngën amerikane "Instant Replay", pjesëmarrësit
shqiptarë dhe amerikanë u bënë një me këngëtaren, duke kërcyer nën ritmin e tingujve.
"Shi is sou suiti! Shi is sou kjut! Oh maj Gad!" u shprehën disa amerikanë, që iu afruan
dhe e përqafuan këngëtaren Dokle.
Tre gra, kliente të përhershme që e frekuentojnë atë lokal, iu drejtuan Elit. "Edhe ti je
këngëtare, edhe ti këndon shumë bukur. Hajde këndo, na kënaq sonte; të këndojmë të
gjithë së bashku".
Kantautorja Eli Rizo-Gjezo ua plotësoi dëshirën. Bashkë me Kleopatra Doklen filluan të
këndojnë këngën : "Nju Jork, Nju Jork", këngë, e cila pastaj u shoqërua edhe nga të tjerë
pjesëmarrës. ishte një kombinim i shkëlqyer zërash i duetit Rizo-Dokle.
Duartrokitje, vallëzim, muzikë; me këto pjesë argëtuese e përcollëm vitin 2008 dhe e
pritëm vitin 2009.
Kështu qofshim përherë me njëri tjetrin, me dashuri, lumturi, me harmoni të përhershme.
Faleminderit Eli Rizo-Gjezo për çdo gjë kishe bërë, që na krijove atë ambient kaq të
këndshëm!
Faleminderit këngëtarëve amerikanë!
Faleminderit këngëtarja Kleopatra Dokle!
Gëzuar Vitin e Ri 2009 të gjithëve.









