












Shoqata Dibrane organizoje mbremje festive per festat e 7-8 Marsit
ne Staten Island
BEQIR SINA, New York
Shoqata Atdhetare "Dibra", me qender ne Staten Island- Nju Jork, me "Mirenjohje" nderoje
edhe dy veteranet e shkolles shqipe ne Diber te Madhe, ish mesuesit e shkolles shqipe ne
viset shqiptare, dhe ne diaspore, veprimtarin e komunitetit dhe ish mesuesin z. Bardhyl
Pustina, ish- mesuesin z. Petrit Damani dhe mesuesen e re, znj. Valbona Zylo.
STATEN ISLAND - NYC: Sot shenohet 7 Marsi, Dita e Mesuesit 123 Vjetori i hapjes se shkolles
se pare shqipe. Kjo dite perkujtohet si nje ngjarje me rendesi kulturore e historike ne gjitha
trojet tona shqiptare dhe si nje dite kur ne te gjithe se bashku kujtojme mesuesit tone te pare
qe na mesuan shkronjat e para shqipe.
Megjithse edhe kjo feste nuk i pate shpetuar idelogjizmit komuniste, 7 - Marsi gjithesesi u njoh
dhe u festua si dita e mesuesit, pasi me 7 Mars te vitit 1887 ne Korçe, u hap mesenjtorja e
pare e shkolles laike shqipe. Mesues dhe drejtori i pare i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash
kjo ngjarje u konsiderua nje fitore per popullin shqiptar, pasi deri me atehere mesimet
mbaheshin neper shtepi private ne menyre te fshehte. Edhe pse ne kushte te veshtira, kur
ndalohej mesimi i gjuhes shqipe, ajo qendroi e hapur per 15 vjet. Drejtues te saj ishin figura te
njohura te Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami,
etj.
Keshtu qe prej kesaj dite, kjo feste shenohet me aktivitete te ndryshme si ne Shqiperi, Kosove,
Maqedoni , Mal te Zi, Presheve, Medvegje e Bujanovc, si dhe ne Diaspore. 7- Marsi si Dita e
Mesuesit ne perkujtim te kesaj ngjarje, festohet se bashku me 8 Marsin Diten Nderkombetare
te Nenes. Andaj, me çdo 7 - Mars i kujtojme me respekt te thelle te gjithe ata qe nuk kursyen
asgje per shkollen shqipe. Po, keshtu shprehim respektin dhe mirenjohjen tone, edhe per
arsimtaret e sotem, te cilet, ende jane te perkushtuar per ket mision te lart fisnik, teksa
punojne me zell e dashuri per arsimin shqip, dhe edukimin e brezave. Sikurse edhe me 8-
Mars, te gjithe se bashku kujtojme te gjitha Nenat tona te, dashura dhe te mrekullueshme.
Ne kete kuader Shoqata Atdhetare "Dibra", me qender ne Staten Island- Nju Jork, me kryetar
zotin Ibrahim Kolari, sipas tradites ne vite( me shume se 15 vjet), organizojne edhe kesaj
rradhe diten e shtune nje mbremje festive per nder te festave te 7- dhe 8 - Marsit. Shoqata
Atdhetare Dibrane, e shenoje kete feste ne restorantin "Marqello's Caffe", pronar te se cilit
jane anetare te familjes Maqellara nga Dibra e Madhe. Kesaj rradhe 123 -Vjetori i shkolles se
pare laike shqipe "7- Marsi", dhe Dita Nderkombetare e Nenes "8-Marsi", u kremtuan shume
thjesht, (me ne numer qe le per te deshiruar - sepse ende nuk po kuptohet sesa rendesi te
madhe ka festa, e jo sesa njerez vijne apo nuk duan te vijne) - Ne kete darke festive moren
pjese reth 100 vet ne nje mbremje te perbashket, ku veç dibraneve, moren pjese edhe stafi i
shkolles shqipe ne Staten Island, prinderit e nxensve.
Per te festuar diten e Mesuesit -"7 Marsin" dhe diten e Nenes "8 Marsin", ne kete nate
solemne dibrante i argetoje, me kenge e valle nga te gjitha trevat, kengetari e mirenjohur
dibran Agron Maqellara dhe kengetarja Habibe Ostreni, nga Dibra e Madhe.
"Shkolla Shqipe", e qytetit te Staten Island-it, me drejtor z. Qemal Zylo, dha nje koncert ne
fiilim te kesaj feste, perpara mesuesve, prinderve dhe bashkemoshatareve te tyre. Koncerti
dallohej per nje repertor mjaft te pasur me kenge dhe recitime per "Shkollen e Pare Shqipe"
hapur 123 vjet me pare, gjuhen shqipe, alfabetin shqip, dhe mesuesin, duke na e sjelle edhe
atmosferen e çeljes, te se pares shkolle shqipe ne qytetin e Korçes, ne vitin 1887, edhe ketu
ne SHBA-se.
Per te perkujtuar festen e mesuesit, dhe diten e Nenes, mes dibraneve se bashku me
shoqaten Atdhetare "Dibrane", kishte ardhur dhe profesori i Ellen Kenndy School - Buffalo, zoti
Emin “Eddie” Egriu dhe zoti Michael DiRemando. Professor Egriu - Dibrani ne Amerike, i cili,
tani kryesisht eshte perqendruar ne zonen e Nju Jorkut perendimor- Buffalo, ne nje
kandidature per ne Kongresin amerikan, me slloganin e Presidentit Obama - "Egriu for
Change!".
Emini Egriu eshte shqiptari pare qe shfaq ambicjen e tij per ne Capitol Hill. Ai shfrytezoje kete
feste edhe te promovoje veten para qytetarve dibrane ne Amerike, por edhe te kerkoje nga te
gjithe shqiptaret e Amerikes qe t'a mbeshtesin ate ne kanditaturen e tij, duke u premtuar atyre
se te gjithe duhet te jene te bindur tek ai pasi siç u shpreh vete "Ai eshte model i shqiptarit te
mire ne SHBA-se - model i dibranit patriot e atdhetar ne Buffalo te Nju Jorkut, dhe i vetmi
shqiptare ne SHBA-se, qe tashme i eshte hapur nje rruge qe ndoshta edhe pse jo!? do t'a çoje
ate drejt Kongresit Amerikan - ne Capitol Hill.
Me kete raste Shoqata Atdhetare "Dibra", me qender ne Staten Island- Nju Jork, me
"Mirenjohje" nderoje edhe dy veteranet e shkolles shqipe ne Diber te Madhe, ish mesuesit e
shkolles shqipe ne viset shqiptare, dhe ne diaspore, veprimtarin e komunitetit dhe ish
mesuesin z. Bardhyl Pustina, ish- mesuesin z. Petrit Damani dhe mesuesen e re, znj. Valbona
Zylo.
Mbremje festive per festat e 7- 8 Marsit, organizuar nga Shoqata Atdhetare Dibrane ne
restorantin "Marqello's Caffe", e hapi znj. Julinda Daci.
Zj. Daci, duke hapur kete feste tha se " Perparimi, te nderuar bashkeatdhetar kerkon sakrifica
te medha - çka edhe populli shqiptare ne luften e tij shekullore, per perparim megjithse i
sunduar luftoje dhe sakrifikoje per kete dite kaq te madhe, per ne shqiptaret. Shume njerez
perparimtare, tha ajo edhe u flijuan per kete dite - per te nxjerr kombin tone nga ajo erresire.
Per kete shkak edhe emri i Pandeli Sotirit, qe mori leje nga Sulltani per hapjen e shkolles
shqipe, ne Korçe, do te mbetet i pa harruar. Drejtuesja e mbremjes festive znj Julinda Daci,
kujtoje se "Poashtu, ia vlene qe ne kete dite te shenuar te permendim edhe motrat Sevastire
dhe Parashqevi Qiriazi, te cilat, me shembullin e tyre ndikuan pozitivisht ne perfshirjen e tyre
ne shkollat e para te porsa hapuara at'here."
E te gjitha keto tha ajo ndodhen ne nje kohe kur te huajt qe donin nenshtrimin e popullit tone,
nuk e shihnin me sy te mire kete gje, prandaj ata bene çmos per t'a penguar ate, qe t'i linin
shqiptaret pa breza te edukuar, pa edukim kombetar, me te cilin njeriu dihet se çan rrugen e
jetes perpara."
Me pase fjalen ne emer te shoqates Dibrane, e mori kryetari i saj zoti Ibrahim Kolari.
"Te nderuar bashkeatdhetare! Zonja e Zoterinje! nxenes e mesues, veterane te shkolles
shqipe, ne te gjitha trojet etnike, me lejoni qe ne emer te keshillit drejtues te SHAD, te
komisionit organizativ te kesaj mbremje festive, dhe ne emerin tim personal, t'ju pershendes, e
t'ju faleminderoje per pjesmarrjen tuaj - duke u uruar me kete raste, perzemersisht te gjitheve
"Gezuar 7 dhe 8 Marsin".
Kolari tha se kete mbremje festive e bere tashme tradicionale nga Shoqata Dibrane ne SHBA-
se, e organizojme per te nderuar mesuesit shqiptare, kudo dhe shkollen shqipe, si dhe per te
nderuar dhe respektuar nenat tona te dashura.
Duke folur per rendesine e 7 Marsit, kryetari i Shoqates Dibrane, tha se "Jehona e madhe e
ketyre ngjarjeve madhore ne historine e arsimit tone kombetar, i kaluan caqet e Korçes,
Dibres, Prishtines, Tiranes, Ebasanit, Shkodres, Tetoves, Presheves, e Çamerise, ato u priten
me gezim dhe entusiasem te pa pershkruar nga i gjithe populli shqiptare, si ne Shqiperi,
Kosove, Çameri, Diaspore dhe te gjitha trojet Etnike shqiptare."
Keshtuqe, tha kreu i dibraneve ne SHBA-se,I.Kolari, "Vepra madhore e 7- Marsit 1887, ngeli
si nje ngjarje e shenuar ne jeten arsimore e kulturore te popullit shqiptare, duke u bere burim
frymezimi edhe neper krahinat e tjera te Shqiperise, dhe viset e tjera shqiptare, qe te hapinin
edhe ata vatrat e tjera te tyre te diturise." Kryetari i shoqates Atdhetare"Dibra" z Ibrahim Kolari,
vuri ne pah ate se keshtu u veprua edhe ne Diber, ku me iniciativen e rilindasit patriot e
atdhetar Said Najdeni, me 1888, pra nje vit me vone u hap shkolla e pare shqipe, qe eshte
edhe shkolla e pare laike. Me pase ai kujtoje shume prej atyre mesuesve dibrane, te cilet
dhane nje kontribut te çmuar per shkollen ne gjuhen shqipe.
"Me kalimin e kohes, tha ai, Dibra, u kthye ne nje qender e cila i dha kombit shqiptare breza
te shquar mesuesish, ndoshta me shume nga çdo krahine tjeter e Shqiperise. Qe sipas tij - ata
jane mesues e mesuese, te cilet me perkushtimin e patriotizem kane shperndar dhe vazhdojne
te shperndajne dijen dhe kluturen tone kombetare ne te gjitha skajet e trojeve etnike
shqiptare, por edhe deri ketu ne Diaspore." Mirpo tha ai ne fund see pandare mbetet kjo dite
edhe me 8-Marsin, qe ne shqiptaret i festojme se bashku duke shprehur edhe me shume mall
dhe dashuri per nenat tona."
Tubimin e dibraneve e pershendeti edhe
drejtori i "Shkolles Shqipe" ne Staten Island z
Qemal Zylo
Veprimtarë të komunitetit dibranë të kënaqur
që festuan së bashku me familjet e tyre 7-8
Marsin në lokalin e njohur në restorantin
"Marqello's Caffe", pronar të së cilit janë
anëtarë të familjes Maqellara nga Dibra e
Madhe
Koncerti dallohej për një repertor mjaft të
pasur me këngë dhe recitime për "Shkollën e
Parë Shqipe" hapur 123 vjet më parë, gjuhën
shqipe, alfabetin shqip, dhe mësuesin
"Shkolla Shqipe", e qytetit të Staten Island-it, dha një koncert në fiilim të kësaj
feste, përpara mësuesve, prindërve dhe bashkëmoshatarëve të tyre.
Mirënjohje për veteranin e arsimit ish mësuesin e veprimtarin e komunitetit
Bardhyl Pustinën
Mirënjohje për mësuesen e re Dr.Valbona Zylo
Këngëtarja Habibe Ostreni, nga Dibra e Madhe
Këngëtari e mirenjohur dibran Agron Maqellara dhe këngëtarja Habibe Ostreni,
nga Dibra e Madhe