













Organizata e Gruas “Zëri Ynë” ne New York, vazhdon traditën e saj
Nga Këze Kozeta Zylo
Marr nga "Fjala e Lire"
Shkrimtarja Zylo ne mesin e grave
Qindra gra shqiptare në Staten Island, New York...
Qindra gra shqiptare në Staten Island, New York, u mblodhën për të festuar festat e 7-8
Marsit.
Kryesia e Organizatës së Gruas “Zëri Ynë” po vazhdon traditën e saj për të festuar ditën e
Mësuesit dhe ditën e Gruas. Ka kohë që kjo festë organizohet në “Crystal Room”, në Staten
Island, në një mjedis të këndshëm dhe të bollshëm, megjithëse edhe pse i bollshëm, prapë
pjesëmarrja e shumtë e grave na detyron për të gjetur një mjedis edhe më të madh në të
ardhmen.
Fjalën përshëndetëse e mbajti presidentja e organizatës së gruas “Zëri Ynë” znj. Leunora
Abdulai. Ajo i uroi të gjitha gratë për këto ditë simbolike dhe tha se të gjitha ne i presim me
dashuri këto festa të bukura të Kombit tonë. Ajo falënderoi të gjitha mësueset shqiptare dhe
gratë e shquara aktiviste në Diasporë që po punojnë me dashuri e pasion për të mbajtur gjallë
dhe këtu në Diasporë kulturën dhe traditat e lashta shqiptare.
Ndërsa znj.Shqipe Biba, gruaja e palodhur e Diasporës, themeluese e disa organizatave,
njëkohësisht dhe e organizatës “Motrat Qiriazi”, ftoi në skenë një grup fëmijësh për të kënduar
dhe recituar shqip.
Ndjeva trishtim në shpirt, kur znj.Shqipe Biba i pyeti fëmijët që të këndonin dhe recitonin shqip,
ndërkohe ata iu përgjigjën njëzëri se do të këndonin vetëm anglisht, dhe se Himinin e Flamurit
Shqiptar nuk dinin ta këndonin në shqip. I vështroja dhimbshëm dhe me vëmendjen më të
madhe, ndërkohë bisedonim me miket e ardhura në këtë mbrëmje festive, për detyrat që na
dalin si nëna, si shqiptare, që të mundohemi me të gjitha mënyrat, duke harruar edhe
sakrificat, që të mos i lemë fëmijët e lindur në Diasporë, pa i mësuar dhe pa e folur gjuhën e të
parëve tanë, gjuhën e ëmbël shqipe.
Ajo iu bëri thirrje gjithë grave shqiptare qysh nga skena e cila tha: “Motra dhe nëna të
nderuara, cojini fëmijët në shkollën shqipe që është hapur këtu në Staten Island, vetëm
atehere ju do të kini bërë detyrën karshi Kombit, një detyrë nga më të shenjtat, që të mos
harrohet gjuha shqipe!
Më vonë u lexua dhe çmimi i mirënjohjes për organizatën e gruas “Zëri Ynë” dhënë nga
Kryesia e Lidhjes në Botë, Skandinavi me drejtues z.Ibrahim Egriu.
Në çertifikatën e mirënjohjes shkruhej: “Kryesia e Lidhjes Shqiptare në Botë, Skandinavi
falënderon organizatën e gruas “Zëri Ynë” për angazhimin dhe bashkëpunimin me Lidhjen
Shqiptare në Botë, Skandinavi.
Dhënia e çertificatës kryesisë së organizatës së gruas “Zëri Ynë” u prit me duartrokitje të
nxehta nga qindra gra që morën pjesë në këtë ditë festive kaq të bukur.
Të gjitha gratë u argëtuan nën tingujt e muzikës së lehtë dhe më së shumti të muzikës
tradicionale.
E gjithë veprimtaria u filmua nga kameramani z.Skender Pali dhe do të transmetohet nga TV
ALBA LIFE në New York, me president z.Qemal Zylo.
SI, New York
Mars, 2010




